për punësim në kohë të caktuar të 130 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor
Publikohet shpallje publike për punësimin e 130 bashkëpunëtorëve profesional – praktikantëve – asistentëve arsimor me kohë të caktuar në vitin shkollor 2021/2022, për punë me nxënës me nevoja të veçanta në shkollat fillore në komunat e mëposhtme: Kratovë, Kriva Pallankë, Rankovce, Staro Nagoriçane, Kumanovë, Likovë, Qendër, Gazi Babë, Butel, Çair, Shuto Orizare, Zelenikovë, Petrovec, Ilinden, Haraçinë, Çuçer Sandevë në vendet e mëposhtme të punës:
Bashkëpunëtor profesional – praktikant në arsimin fillor:
Bashkëpunëtor profesional – praktikant në arsimin fillor:
- Asistent arsimor në mësimin klasor – 60 (gjashtëdhjetë) ushtrues në gjuhën mësimore maqedonase.
- Asistent arsimor në mësimin lëndor – 20 (njëzet) ushtrues në gjuhën mësimore maqedonase.
- Asistent arsimor në paralele të kombinuar -5 (pesë) ushtrues në gjuhën mësimore maqedonase.
- Asistent arsimor në mësimin klasor – 30 (tridhjetë) ushtrues në gjuhën mësimore shqipe.
- Asistent arsimor në mësimin lëndor – 10 (dhjetë) ushtrues në gjuhën mësimore shqipe.
- Asistent arsimor në klasë të kombinuar – 5 (pesë) ushtrues në gjuhën mësimore shqipe.
- Kandidati duhet t’i plotësojë këto:
Kushte të përgjithshme:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedone;
- të jetë i moshës madhore;
- të ketë gjendje të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
- me aktgjykim të vlefshëm të mos jetë dënuar me ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- mos të ketë të shqiptuar masë të përkohshme për mbrojtje ose nuk është privuar nga ushtrimi i të drejtave prindërore
- me vendim të vlefshëm mos të jetë i dënuar për vepër penale me dënim më shumë se gjashtë muaj burg,
- të mos jetë anëtar i familjes së ngushtë të personit të cilit do t’i ofrojë asistencë arsimore.
Kushte të veçanta:
Arsim të kryer për:
Edukator special dhe rehabilitator, pedagog, psikolog, punëtor social, pedagog social dhe rehabilitues, me arsim të kryer shkalla VII/1, gjegjësisht VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve KMK ose 240 EKTS, si dhe person i cili plotëson kërkesat për mësimdhënës në mësimin klasor (shkalla VII/1, gjegjësisht VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve KMK ose 240 EKTS, si dhe person mësimdhënës në mësimin lëndor (shkalla VII/1, gjegjësisht VI A sipas KMK ose 240 EKTS).

Kompetencat e përgjithshme të punës të asistentëve arsimor:
- mbështetje për nxënësit me nevoja të veçanta,
- bashkëpunim me mësimdhënësit,
- bashkëpunim me prindërit/kujdestarët
- bashkëpunim me punëtorët profesional dhe ekipin inkluziv të nxënësit
- bashkëpunim me komunitetin
- komunikim dhe
- arritje e rezultateve.
Orari i punës
- Ditët e punës e hënë-e premte
- Koha e punës 8 orë në ditë
- Orët e punës në javë 40, nga të cilat 20 deri në 30 orë në mbështetje të drejtpërdrejtë të nxënësit dhe arsimtarit dhe 10 deri në 15 orë për përgatitjen dhe organizimin e punës së vet
- Kompensimi themelor i asistentit arsimor: 24,208,00 denarë.
- Kohëzgjatja e marëdhënies së punës për të cilin angazhohet asistenti arsimor është për vitin akademik 2021/2022.
- Kërkesë/Lutje
- CV/Biografi e shkurtë
- Letër motivimi për interesin për vendin e punës asistent arsimor,
- Diplomë për arsimin e duhur të kryer,
- Çertifikatë e nënshtetësisë,
- Çertifikatë e lindjes,
- Vërtetim nga gjykata për mosdënim,
- Vërtetim nga gjykata se nuk është privuar nga e drejta prindërore,
- Nëse ka përvojë të mëparshme me asistencë arsimore të nxënësit në arsimin fillor, të shënohet emri dhe mbiemri i nxënësit dhe shkollës ku mëson nxënësi,
Dokumentet dorëzohen brenda 3 (tre) ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin ditor në një zarf të mbyllur, personalisht, në arkivin e shkollës fillore me qendër resurse “Idnina” Shkup deri në ora 15:30 ose me postë me rekomandim, postë të shpejtë në adresën: Vtora Makedonska brigada nr: 3 Shkup, me shënim “Shpallje publike për asistent arsimor”
Dokumentet dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision i formuar nga drejtori i shkollës fillore me qendër resurse.
Në selektimin për përzgjedhje, pas kontrollit të kryer administrativ, komisioni zhvillon një intervistë.
Kandidatët e përzgjedhur do të marrin trajnimin e duhur para fillimit të vitit shkollor nga trajnerë të trajnuar në mënyrë të duhur.

SHËNIM: punëdhënësi e ruan të drejtën të ndryshojë numrin e ushtruesve të vendeve të punës në varësi të nevojave.
Shkolla fillore me qendër resurse „Idnina“ Shkup