RENDI SHTËPIAK
SH.F. “ ISMAILL QEMALI” – ÇAIR, SHKUP
RENDI SHTËPIAK
- Mësimi në shkollë realizohet ne 2 turne: turni i parë fillon në ora 7.30 dhe mbaron në ora 12:35, turni I dytë fillon në ora 13:15 dhe mbaron në ora 18:20
- Nxënësit janë te obliguar te vinë në oborrin e shkollës 10 minuta para se të filloj ora e parë.
- Rreshtimi I nxënësve bëhet në kohën kur bie zili para orës së parë.
- Nxënësit të rreshtuar hynë në shkollë me lejen e kujdestarëve të ditës.
- Nxënësit në oborrin dhe koridorin e shkollës të lëvizin në mënyrë të disciplinuar (të mos vrapojnë, mos bërtasin, mos përleshen dhe mos bëjnë as gjë qe e çrregullon rendin e shkollës).
- Nxënësit mos të rrinë nëpër koridore gjatë orës së mësimit.
- Çdo paralele duhet te kujdeset për klasën dhe kudo ku lëvizin (sallën e edukatës fizike, informatik, koridore etj).
- Në mes të orëve, kur nuk ka pushim, nxënësit janë të obliguar tëp resin arsimtarin të lëndës që pason.
- Nxënësit nuk kanë te drejtë të futen në orë pas arsimarit.
- Pushimi I gjatë ështe pas orës së dytë dhe zgjat 20 minuta.
- Gjatë kohës së pushimit, nxënësit dalin në oborrin e shkollës por ne raste të motit të lig, ata qëndrojnë mbrenda në shkollë.
- Disciplina e nxënësve duhet të jetë shembullore
- Arsimtarët kujdestar janë të obliguar të mbajnë kujdestarinë në vende të caktuara me orarë.
- Nxënësit duhet ti respektojnë marrëdhenietndëretnike dhe të respektohen mes veti.
- Në çdo klasë ka nga dy kujdestarë qe kujdetarojnë nga një javë.
- Kujdestarët kujdesen për rendin, disciplinën dhe higjenën në klasë dhe I paraqet dëmet e bëra ose nxënësit e pasjellshëm te arsimatrët kujdestarë.
- Çdo nxënës është I obliguar ta ruaj inventarin e shkollës.
- Çdo nxënës është I obliguar të kontribuoj për kujdesin ekologjik të oborrit të shkollës dhe objektin e shkollës.
- Çdo nxënës që do të dëmtojë shkollën ose oborrin e shkollës, ështe I obliguar të njëjtë ta kompensojë.
- Pas mbarimit të mësimit, nxënësit pa zhurmë dalin prej klase me arsimtarin deri te dalja e shkollës.
- Ndalohet qëndrimi I nxënësve në shkollë dhe oborrin e shkollës pas mbarimit të mësimit.
- Nxënësit gjat rrugës prej shkolle në shtëpi dhe anasjelltas duhet të jenë më të sjellshëm, të disciplinuar, të kujdesshëm dhe ti rrespektojnë rregullat e komunikacionit me çka do të kontribuojnë për sigurinë në komunikacion.
- Ndaj nxënësve të cilët nuk do ti respektojnë kërkesat e rendit shtëpiak, do të merren masa pedagogjike, në pajtim me Rregulloren e shkollës.
- Ekzemplarë nga “RENDI SHTËPIAK” do të ketë në çdo klasë.
DREJTORI
_____________________