KONKURS Për përzgjedhjen e nxënësit të gjeneratës për klasat e nënta

 

SHFK “Ismail Qemali” – Shkup, Çair

Në bazë të nenit 75 të Ligjit për arsimin fillor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 161/19, 229/20, 3/25 dhe 74/25) dhe Rregullores për lëvdata dhe shpërblime, emërimin dhe përzgjedhjen e nxënësit të gjeneratës në SHFK “Ismail Qemali”, Shkup-Çair, Komisioni për përzgjedhjen e nxënësit të gjeneratës për vitin shkollor 2025/2026, gjenerata 2017/2026, shpall:

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

🎓 KONKURS
Për përzgjedhjen e nxënësit të gjeneratës për klasat e nënta

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

✅ Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo nxënës i rregullt i klasës së nëntë në SHFK “Ismail Qemali”, Shkup-Çair, i cili i plotëson këto kushte:

📌 Sukses i shkëlqyeshëm i vazhdueshëm nga klasa VI deri në klasën IX;

📌 Sjellje shembullore në fund të çdo viti shkollor nga klasa VI deri në IX;

📌 Të mos ketë qenë i ndëshkuar me asnjë masë pedagogjike gjatë shkollimit;

📌 Të tregojë sjellje shembullore në shkollë dhe jashtë saj;

📌 Pjesëmarrje në gara shkollore, rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare në lëndë mësimore dhe aktivitete të lira (nga klasa VI deri në IX), e dëshmuar me dokument përkatës;

📌 Të ketë fituar çmime, diploma, mirënjohje ose falënderime gjatë arsimit fillor (nga klasa VI deri në IX);

📌 Të ketë treguar interes për pjesëmarrje në aktivitete, promovime dhe projekte për avancimin e shkollës;

📌 Numri i mungesave të paarsyetuara gjatë vitit të mos jetë më shumë se 10 (për çdo vit shkollor veçmas).

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

📂 Dokumentet e nevojshme:

📝 Kërkesë

📄 Kopje të dëftesave nga klasa VI deri në VIII

🏅 Diploma, mirënjohje, falënderime dhe vërtetime

👨🏫 Vërtetim nga kujdestari i klasës për sjelljen e nxënësit

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

📬 Dokumentet nxënësit duhet t’i dorëzojnë në zarf në shkollë te bashkëpunëtori profesional (psikologu, pedagogu, defektologu), me shënimin:

➡️ “Komisionit për përzgjedhjen e nxënësit të gjeneratës”

🕗 Çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 14:00
📅 Në periudhën prej 13.05.2026 deri më 29.05.2026

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

📌 Komisioni do t’i shqyrtojë të gjitha dokumentet e dorëzuara dhe do të veprojë sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren për emërim, përzgjedhje dhe shpallje të nxënësit të gjeneratës dhe nxënësve të dalluar.

❗ Dokumentet jo të plota dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

━━━━━━━━━━━━━━━━━━

👥 Komisioni për përzgjedhjen e nxënësit të gjeneratës dhe nxënësve të dalluar

📅 Data: 12.05.2026
Drejtor:Teuta Imeri

E mëparshme Dita Botërore e Autizmit
icon_home_3

Linjat e ndihmës dhe
Numrat e urgjencës

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në komunën e Çairit të Shkupit është themeluar në vitin 1945. Fillimisht ka qenë një objekt i vogël me katër klasë dhe në të mësonin 201 nxënës dhe ishin të punësuar 4 arsimtarë.

Me kalimin e kohës, shkolla u zgjerua, dhe në 1971 kaloj në një objekt të ri në lagjen e Fushë Topanës në rrugën “Metodija Mitevski” p.n ku ndodhet edhe sot.

Na kontaktoni

Orari i Punës:

E Hënë – E Premte: 06:00–18:50
E Shtunë – E Dielë: Mbyllur

© 2025 SH.F.K ISMAIL QEMALI - Shkup 1000, RMV - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Mundësuar nga: