Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy Shkollave Fillore

Shkolla Fillore “Ismail Qemali” – Çair dhe Shkolla Fillore “Halil Alidema” – Pozharan, Viti, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe avancimin e proceseve arsimore .

Memorandumi u nënshkrua nga drejtoreshat e dy shkollave, znj. Teuta Imeri dhe znj. Drita Pira , duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë .

Gjatë takimit , biseda ndërmjet dy drejtoreshave dhe kolektiveve përkatëse ishte tejet e dobishme dhe konstruktive , në një frymë bashkëpunimi të ngrohtë dhe profesional . U diskutuan ide dhe iniciativa për realizimin e projekteve të përbashkëta , shkëmbimin e përvojave pedagogjike, aktivitete edukative e kulturore, si dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Në këtë takim morën pjesë edhe znj. Mjellma Gashi, përgjegjëse për arsim në Komunën e Çairit, si dhe znj. Elvisa Alidema, këshilltare për karrierë – Pozharan, të cilat kontribuan me ide dhe përvoja të vlefshme në pasurimin e diskutimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe bashkëpunimit ndërshkollor.

 

icon_home_3

Linjat e ndihmës dhe
Numrat e urgjencës

Shkolla fillore “Ismail Qemali” në komunën e Çairit të Shkupit është themeluar në vitin 1945. Fillimisht ka qenë një objekt i vogël me katër klasë dhe në të mësonin 201 nxënës dhe ishin të punësuar 4 arsimtarë.

Me kalimin e kohës, shkolla u zgjerua, dhe në 1971 kaloj në një objekt të ri në lagjen e Fushë Topanës në rrugën “Metodija Mitevski” p.n ku ndodhet edhe sot.

Na kontaktoni

Orari i Punës:

E Hënë – E Premte: 06:00–18:50
E Shtunë – E Dielë: Mbyllur

© 2025 SH.F.K ISMAIL QEMALI - Shkup 1000, RMV - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Mundësuar nga: